Shqyrtimi gjyqësor dhe gjykimi në mungesë

Shala, Afrim (2022) Shqyrtimi gjyqësor dhe gjykimi në mungesë. [Teaching Material]

[img]
Preview
PDF
Shqyrtimi gjyqesor dhe gjykimi ne mungese-Afrim Shala.pdf

Download (727kB) | Preview

Abstract or summary

Shqyrtimi gjyqësor përbëhet prej disa fazave dhe e gjithë veprimtaria e shqyrtimit gjyqësor përmblidhet në : fillimin e shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimin e të akuzuarit; prezentimin (paraqitja) e provave dhe fjalën përfundimtare të palëve. Mirëpo, duhet theksuar se i akuzuari ka të drejtë që të pranoj fajësinë edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor, kështu që nëse i akuzuari e pranon fajësinë, pas fillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimit të të akuzuarit, atëherë kalohet menjëherë në fjalën përfundimtare të palëve dhe nuk ka nevojë që të bëhet prezentimi (paraqitja) e provave. Shqyrtimi gjyqësor konsiderohet faza më e rëndësishme e procedurës penale. Me qëllim që shqyrtimi gjyqësor të zhvillohet me sukses dhe pa pengesa, atëherë nevojitet që gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues më parë të bëjë përgatitje të caktuara. Këto përgatitje kanë të bëjnë si me caktimin e shqyrtimit gjyqësor, ashtu edhe me çështje tjera përgatitore, siç janë: dërgimi i ftesave të akuzuarit, mbrojtësit, të dëmtuarit, dëshmitarëve, ekspertëve, etj. Shqyrtimi gjyqësor, parimisht është i hapur për publikun dhe në të mund të marrin pjesë vetëm personat madhor, të cilët kanë të drejtë që të përcjellin tërë rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor.

Item Type: Teaching Material
Authors:
AuthorsEmail
Shala, AfrimUNSPECIFIED
Corporate Authors: Academy of Justice
Title or reference: Shqyrtimi gjyqësor dhe gjykimi në mungesë
Translated title or reference: Shqyrtimi gjyqësor dhe gjykimi në mungesë
Keywords: Procedura Penale = Criminal Procedure
Subjects: Courts & Procedure
Courts & Procedure > LP1_Administration of Justice
Courts & Procedure > LP4_Procedure Rules
Criminal Law
Date: September 2022
Publisher: Akademia e Drejtësisë
Date Deposited: 09 Feb 2023 14:21
Last Modified: 09 Feb 2023 14:21
URI: http://jus.igjk.rks-gov.net/id/eprint/806

Actions (login required)

View Item View Item