Shala, Afrim (2022) Shqyrtimi gjyqësor dhe gjykimi në mungesë. [Teaching Material]
|
PDF
Shqyrtimi gjyqesor dhe gjykimi ne mungese-Afrim Shala.pdf - Accepted Version Download (727kB) | Preview |
Abstract or summary
Shqyrtimi gjyqësor përbëhet prej disa fazave dhe e gjithë veprimtaria e shqyrtimit gjyqësor përmblidhet në : fillimin e shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimin e të akuzuarit; prezentimin (paraqitja) e provave dhe fjalën përfundimtare të palëve. Mirëpo, duhet theksuar se i akuzuari ka të drejtë që të pranoj fajësinë edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor, kështu që nëse i akuzuari e pranon fajësinë, pas fillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimit të të akuzuarit, atëherë kalohet menjëherë në fjalën përfundimtare të palëve dhe nuk ka nevojë që të bëhet prezentimi (paraqitja) e provave. Shqyrtimi gjyqësor konsiderohet faza më e rëndësishme e procedurës penale. Me qëllim që shqyrtimi gjyqësor të zhvillohet me sukses dhe pa pengesa, atëherë nevojitet që gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues më parë të bëjë përgatitje të caktuara. Këto përgatitje kanë të bëjnë si me caktimin e shqyrtimit gjyqësor, ashtu edhe me çështje tjera përgatitore, siç janë: dërgimi i ftesave të akuzuarit, mbrojtësit, të dëmtuarit, dëshmitarëve, ekspertëve, etj. Shqyrtimi gjyqësor, parimisht është i hapur për publikun dhe në të mund të marrin pjesë vetëm personat madhor, të cilët kanë të drejtë që të përcjellin tërë rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor.
Item Type: | Teaching Material | ||||
---|---|---|---|---|---|
Authors: |
|
||||
Corporate Authors: | Academy of Justice | ||||
Title or reference: | Shqyrtimi gjyqësor dhe gjykimi në mungesë | ||||
Translated title or reference: | Shqyrtimi gjyqësor dhe gjykimi në mungesë | ||||
Keywords: | Procedura Penale = Criminal Procedure | ||||
Subjects: | Courts & Procedure Courts & Procedure > LP1_Administration of Justice Courts & Procedure > LP4_Procedure Rules Criminal Law |
||||
Date: | 2022 | ||||
Date Deposited: | 10 Feb 2023 08:00 | ||||
Last Modified: | 10 Feb 2023 08:00 | ||||
URI: | http://jus.igjk.rks-gov.net/id/eprint/805 |
Actions (login required)
View Item |