E drejta civile, administrative dhe ekonomike

Sylejmani, Shukri and Peci, Enver and Tutuli, Mahir (2017) E drejta civile, administrative dhe ekonomike. [Teaching Material]

[img]
Preview
PDF
E drejta civile administrative dhe ekonomike.pdf

Download (5MB) | Preview

Abstract or summary

E Drejta Civile si degë pozitive e së drejtës në sistemin juridik të çdo shteti, me normat juridike të saj, paraqet një rregullator juridik të marrëdhënieve shoqërore me karakter pasuror respektivisht të marrëdhënieve juridiko-civile ( marrëdhënieve juridiko-sendore, marrëdhënieve juridiko-detyrimore, dhe marrëdhënieve juridiko-trashëgimore). Andaj si e tillë, e drejta civile si degë pozitive e sistemit juridik është e pranishme në përditshmërinë e jetës së njeriut, më shumë se çdo degë tjetër e së drejtës. Njeriu nga lindja deri në vdekje, fiton të drejta dhe detyrime që burojnë nga normat e së drejtës civile, madje në disa raste këto norma juridike veprojnë edhe para lindjes së njeriut si dhe mortis causa ( në rast të vdekjes së tij). E drejta administrative munde të shikohet si degë e sistemit juridik por edhe si degë e shkencës juridike administrative. E drejta administrative si degë e një sistemi juridik përfshin tersin e normave specifike juridiko –administrative të cilat në përgjithësi i përkasin organizimit dhe veprimtarisë së administratës publike të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive të bartësve të këtyre veprimtarive ( organeve dhe personave zyrtar), me të cilat rregullohet veprimtaria e administratës e posaçërisht të drejtat dhe detyrimet e personave fizik dhe juridik ndaj të cilëve vepron administrata, në kontrollin e ligjshmërisë së punës të administratës publike, kontestet të cilat rrjedhin nga veprimi i administratës, si dhe në mjetet juridike të cilat me rastin veprimit të administratës munde t’i shfrytëzojnë. E drejta ekonomike është një degë juridike komplekse e cila merret me pozitën juridike të subjekteve ekonomike dhe komerciale, statusin e tyre juridik si dhe me afarizmin e tyre juridik në treg. Nevoja e Kosovës për zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik ka paraqitur nevojën për angazhim të shtuar për rregullimin ligjor të kësaj fushe, andaj Institucione e Republikës së Kosovës në koordinim me palë të interesuara dhe Institucionet relevante ndërkombëtare kanë ndërmarrë një sërë masash drejt zhvillimit dhe implementimit të një legjislacioni ekonomik që mundëson një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Item Type: Teaching Material
Authors:
AuthorsEmail
Sylejmani, ShukriUNSPECIFIED
Peci, EnverUNSPECIFIED
Tutuli, MahirUNSPECIFIED
Corporate Authors: Academy of Justice
Title or reference: E drejta civile, administrative dhe ekonomike
Translated title or reference: Civil, administrative and economic rights
Keywords: E Drejta Civile = Civil Law, E drejta Administrative = Administrative Law, E Drejta Ekonomike = Economic Law
Subjects: Ustavno & Administrativno pravo
Commercial Law
Civil Law
Date: 2017
Publisher: Akademia e Drejtësisë
Date Deposited: 01 Feb 2018 13:32
Last Modified: 01 Feb 2018 13:32
URI: http://jus.igjk.rks-gov.net/id/eprint/757

Actions (login required)

View Item View Item